Kush jemi ne
Zarfi i Mërgimtarit është një organizatë humanitare e formuar në Kosovë
Misioni ynë është të krijojmë ura solidariteti mes mërgatës dhe komuniteteve në trojet shqiptare, duke ndihmuar familjet në nevojë, të moshuarit e vetmuar, fëmijët pa përkujdesje dhe çdo njeri që kërkon një dorë të ngrohtë.
Puna jonë bazohet në besim, transparencë dhe përkushtim njerëzor.
Projekti ynë më i madh aktual është ndërtimi i Shtëpisë së të Moshuarve “Zarfi i Mërgimtarit”, një strehë e sigurt dhe e dinjitetshme për të moshuarit që janë të vetmuar, pa fëmijë dhe në gjendje të rëndë jetese.
Kjo shtëpi do të jetë simbol i dashurisë, mirënjohjes dhe kujdesit që mërgata shqiptare ka për prindërit dhe të moshuarit e kombit tonë.
Çdo kontribut, çdo dorë e shtrirë dhe çdo zemër që bashkohet me ne, është pjesë e këtij misioni të madh human.
Sepse bashkë, mund të ndryshojmë jetë